Banorët e Big Borther VIP 3 kanë shfaqur pakënaqësi për sjelljen e Ilnisa Agollit si lidere e shtëpisë përgjatë këtyre ditëve.

Me t’u shfaqur klipi me këto momente shumë prej tyre kanë nxituar të sqarojnë pozicionin e tyre. Një prej këtyre banorëve ishte edhe Sara, e cila tha se ajo ja kishte thënë edhe në sy se i pëlqen si lidere por komunikimin e kishte pak të keq.

Në këtë moment ka ndërhyrë Gazi, i cili me mënyrën e vetë gazmore insistoi se Ilnisa nuk bën asnjë punë dhe se janë banorët ata që e mbajnë shtëpinë pastër.

Sara: Unë e kam marrë për krahu Ilnisën, kemi qenë te dera e kuzhinës dhe ja kam thënë të gjitha në sy. Ndaj tani doja t’ja evidentoja se nuk është e vërtetë që të gjitha vajzat nuk i kanë thënë një gjë të mirë sepse unë ja kam thënë në sy: ‘shiko, Ilnisa mua t’i më pëlqen si lidere sepse ti e mban shtëpinë shumë të pastër, por e komunikimin e ke pak të keq’.

Gazi: Po çfarë është lideri, po ata që punojnë? Ilnisa nuk bën asnjë punë.

Sara: Një sekondë Gaz.

Gazi: Po çfarë janë këto shprehje, e mbaka Ilnisa shtëpinë pastër. Punojnë të tjerët dhe na dilka lideri i madh.

Sara: O Gaz, o Gazzz…

Gazi: Lideri Suprem…

Sara: O Gaz, isha duke…

Gazi: Muhabet koti.

Sara: A mund të përfundoj për pjesën time?

Gazi: Ta dhashë atë furçën që është atje ta kesh ti, se e kam lënë aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA