
Shumë emocional, me një fjalim të mbushur me mesazhe, prezenca e moderatorit Drini Zeqo në natën e spektaklit të Big Brother VIP pas largimit nga formati për një emergjencë familjare ka qenë e mbushur plot me mesazhe.
Pasi rrëfeu arsyen madhore të largimit dhe atë të pranimit të ftesës për të qenë pjesë e formatit, Drini Zeqo ka pasur edhe një këshillë për banorët: pak më shumë dashuri me njëri-tjetrin.
“Ajo shtëpi është magjike, e parë nga jashtë është fantastike dhe duhet vetëm ta shijoni. Unë kam vetëm një këshillë të vogël për ju. Duhet ta doni pak më shumë njeri-tjetrin. Pak më shumë dashuri aty brenda, pak më shumë dashuri me njeri-tjetrin sepse më besoni për një gjë, e mbani mend kur ishim në shtëpi dhe thoshim ‘kush e di si dukemi nga jashtë’? Duket çdo gjë në çdo cep të shtëpisë”, tha Drini.
Top Channel