Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Nga bllokimi i “Zgjedhores” tek mbledhja e firmave, Salianji: Veç aksionit, duhet të kemi propozimet tona

19/01/2024 14:14

Të kapur mat nga shumica socialiste të cilët zgjodhën që ligjin zgjedhor ta ndryshojnë me deputetët që ndjekin Lulzim Bashën, demokratët e rithemeluar po mendojnë çdo rrugë për të pamundësuar reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e grupit që i parapriu komisionit te posaçëm, bllokimi ishte opsioni që mbizotëroi mes demokratëve.

Gazment Bardhi i kërkoi kolegëve mobilizim për të pamundësuar reformëm zgjedhore.

Nuk mund të ketë reformë pa ne, duhet ta bllokojmë“, mësohet të ketë thënë kryetari i grupit demokrat.

Grupi e mbështeti idenë, por paralelisht me aksionin bllokues deputeti Ervin Salianji, kërkoi që të dilet me propozime konkrete për reformën zgjedhore.

Ne duhet ta vendosim fokusin tek garancitë për të pasur zgjedhje, garë, votë emigrantësh dhe hapja të listave“- u shpreh deputeti demokrat, i cili në fillim të vitit theu tabunë duke u shfaqur në selinë e PD, ku nuk shkelte prej dy vitesh.

Hapje listash kërkon dhe Lulzim Basha por për Ervin Salianjin ish kryetari bie ndesh me qëndrimet e tij.

Kam qenë unë i pari, që kam propozuar një zonë elektorale dhe ne atë  kohë Lulzim Basha e kundërshtoi duke thënë se i hap rrugë kriminelëve”, tha ai.

Salianji, përtej aksionit në Parlament, i kërkoi kolegeve të kthejnë fokusin nga vetja, si fillim duke u bashkuar e më pas për të ridimensionuar dhe rikonceptuar opozitën.

“Është e domosdoshme që të merremi me veten për të rritur besueshmerinë në publik dhe të theksojmë propozimet tona! Aksioni parlamentar duhet të diversifikohet sepse e kemi fituar betejën për të bindur qytetarët pasi qeveria po i fshihet hetimit sepse është fajtore, sepse faktohet abuzimi dhe korrupsioni“, theksoi Salianji.

Aleatët historik të demokratëve kërkojnë që opozita të mos bëhet pjese e lojës së kundërshtarit  dhe as të mos japë shfaqje por të angazhojë forcët ne produkt konkret për reformën zgjedhore.

“Rama nuk ka marr votat për reformëm zgjedhore pasi ka më pak vota. PS edhe ku kishte 84 vota si ka aplikuar. Nuk mund të  bëhemi pjesë e një loje. Para se të kërkohet konsensus me mazhorancën  duhet konsensus me opozitën. Ka një rregull komisioni duhet të jetë  jo vetëm bipartizan por dhe gjithëpërfshirës.  Asnjë  nga ne nuk është votuar nga opozita ky është absurdi. PS ka vendosur kush jemi ne. Për mua opozita duhet te shtrohet  dhe të shohë propozimet ca duhet te beje dhe çfarë nuk duhet të bëjë. Jo vetëm të bëjë  shfaqje”, u shpreh Mediu.

Edhe për Gazment Bardhin duhet të ngrihen sa më parë një ngrihet një grup për të hartuar propozime për reformën zgjedhore.

Grupi parlamentar demokrat vendosi që të mbledhë firmat për të ridërguar kërkesën kryetares se Parlamentit për të ndryshuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA