Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në100%.
Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi. Aktualisht kjo sëmundje është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër.
Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e territorit nga hyrja e virusit të Murtajës Afrikane të Derrave, ka marrë disa masa të menjëhershme sic janë, ndalimi dhe tranzitimi në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave me kafshë të gjalla, produkteve te tyre, materialit biologjik, embrioneve të kafshëve të llojit derra, mishin e freskët dhe nënproduktet e tyre, nga vende, zona dhe territore ku është shfaqur sëmundja, bazuar nga njoftimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve dhe nga sistemi elektronik i informacionit të sëmundjeve të kafshëve të BE-së.
Aktualisht urdhërat e miratuara për sëmundjen e ASF janë për shtetet si më poshtë: Kosovë, Italia, Letonia, Moldavia, Polonia, Suedia, Ukraina, Estonia, Bosnja, Serbi, Bullgari, Rumania, Kroaci, Greqi, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Ceki, Maqedonia e Veriut. Situata epidemiologjike monitorohet cdo ditë, nga ana e Drejtorisë së Politikave Veterinare, dhe rast pas rasti, sipas njoftimeve të marra përgatiten urdhërat e bllokimit. Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes së sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, program që zbatohet në të gjithë territorin e vendit.
Për sëmundjen e Influencës Aviare (që njihet ndryshe si gripi i shpendëve) zbatohet i njëjti parim si për Murtajen Afrikane. Ndërsa vendet për të cilat është urdhëruar bllokimi i shpendëve, materiali biologjik i tyre, vezët, mishi dhe nënproduktet e tyre të patrajtuara termikisht janë Danimarka, Franca, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Polonia, Cekia, Belgjika, Bullgaria, Moldavia, Sllovakia, Rumani, Kroaci, Spanjë dhe Portugali.
Urdhrërat janë me efekt të përkohshëm, dhe me marrjen e masave për çrrënjosjen e sëmundjeve nga këto vende dhe mbylljen e vatrës në sistemin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, ato shfuqizohen. Për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes për sëmundjen e Influencës aviare.
Objektivat e këtij programi lidhen me krijimin e një sistemi aktiv survejance dhe rritjen efektivitetit të survejancës pasive për zbulimin e hershëm dhe raportimin e menjëhershëm të shfaqjes së virusit të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë (HPAI) dhe të ulët (LPAI) në shpendët shtëpiakë dhe ato të egër për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së saj në të gjithë territorin e vendit. Ky program është në linjë me kërkesat e BE-së.
Sqarojmë opinionin publik se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat tona janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen e territorin shqiptar.
Çfarë është murtaja Afrikane e Derrave?
Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave, shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në100%.
Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis, që do të thotë se mund të mbijetojë në rroba, çizme, rrota dhe materiale të tjera dhe mund të mbijetojë edhe në produkte të ndryshme të derrit dhe nënprodukte.
Është parë që virusi i ASF mbijeton në mish, mish i grirë dhe të brendshme 105 ditë, mish i kripur 182 ditë, mish i thatë, lëkurë yndyrë 300 ditë, mish i ngrirë 1000 ditë dhe inaktivizohet në mishin e zier (30 minuta në 70 gradë), feçe në temperaturën e dhomës 11 ditë, bokset e kontaminuara të derrave 1 muaj. Mbijetesa e virusit në produktet e mishit, është faktori potencial për transmentimin e Murtajës Afrikane të derrave.
Çfarë është Influenca Aviare?
‘Ifluenca aviare’ është një sëmundje virale me një shkallë të lartë që shkaktohet nga virusi i familjes Orthomyxoviridae, tipi A. Viruset e tipit A janë të vetmit ortomiksovirusë të njohur që prekin shpendët. Ata ndahen në dy grupe, mbi bazën e aftësive të tyre për të shkaktuar sëmundje në speciet e ndjeshme:
Virusi i sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë (HPAI), të cilët shkaktojnë infeksion të gjeneralizuar në shpendët e prekur, kanë mortalitet të lartë (deri në 100%). Viruset me patogjenitet të lartë (HPAI) sic është H5N1, egziston mundësia e transmetimit te njeriu.
Virusi i sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të ulët (LPAI) shkakton shenja të lehta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes në shpendë.
Top Channel