Komisioni i Etikës ka përjashtuar 10 ditë deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nga seancat plenare dhe nga komisionet hetimore.
Masa ndëshkuese vjen pas kërkesës së PS, pasi deputetët krijuan kaos deri në përplasje fizike në Komisionin e Medias, por jo vetëm. Po ashtu 5 ditë jashtë Kuvendit do të mbeten edhe deputetët Bledion Nallbani dhe Asllan Dogjani.
Ky ndëshkim i heq grupit mbështetës të Sali Berishës dy prej deputetëve më aktiv në udhëheqjen e mosbindjes civile në parlament. Në seancën e të hënës, deputetët demokratë evituan përdorimin e flakadanëve gjë e cila do ti çonte automatikisht në ndëshkime 60 ditore.
Ata zgjodhën një metodë të re bllokimi të punimeve të kuvendit, atë të zhurmë-prodhimit nga një aplikacion i instaluar në telefonat smart e amplifikuar zhurmën në sallën e kuvendit.
Top Channel