Pastrim parash dhe trafikim droge, DEA: SHBA e përkushtuar të punojë me Shqipërinë, kush ka informacione t’i ndajë me ne

19/01/2024 10:35

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se DEA kërkon nga çdokush që ka informacione në lidhje me trafikimin e drogës apo pastrimit të parave.

Sipas ambasadës SHBA është e përkushtuar të punojë me Shqipiërnë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të.

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA