“Nëna” në Teatrin Eksperimental, premiera e shfaqjes që ka për autor francezin Florian Zeller

19/01/2024 15:29

Nëna e autorit francez Florian Zeller është premiera më e re në Teatrin Kombëtar Eksperimental, Kujtim Spahjivogli.

Me regji nga Mehmet Xhelili, interpretuar nga Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa dhe Xhuliano Brisku kjo farsë e zezë siç e quan autori na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.

Në qendër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj. Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë.

Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Shfaqja do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA