Të ulur në oborrin e shtëpisë së Big Brother Vip, dyshja Meri Shehu dhe Roza Lati vazhduan me debatet e tyre, që nisën prej ditës së djeshme.

Roza Lati pretendoi se Meri iu afrua gjatë një diskutimi dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, ndërsa Meri e mohoi. Teksa Roza po diskutonte me banorët e tjerë, Meri u afrua duke i thënë “nuk kam nevojë të të qëlloj unë ty mi Roza Lati”, ndërsa kjo e fundit u ngrit nga aty ku ishte ulur, për t’iu larguar.

Meri: Po gënjeshtrat nuk i duroj dot, janë hipokrite! E thash më në fund. (disa nga banorët duartrokasin.)

Roza: Flasim pastaj grupi.

Meri: Jo gënjeshtra, me të vërtetën njeriu fiton.

Roza: Po ka dhe kamera, ka dhe gjyqe për gjyqe për mashtrime publike.

Meri: Nuk kam qëlluar ndonjëherë në jetën time.

Roza: Ti nuk më ke qëlluar?

Meri: Te mjekra kishe vënë silikon dhe po thosha ka vënë silikon kjo. (Roza qesh) Kjo është shpullë? (e ilustron).

Roza: Mos më prek. Unë të hoqa dorën dhe ti prap më hoqe dorën më qëllove.

Meri: Ti je gënjeshtare e lindur. Më vjen gjynah për nënën tënde që të dëgjon.

Roza: Zemra ime nëna ime ka parë me sytë e vet. Nuk doja të të flisja fare po do të shoh ty nesër

Meri: Më shih. S’kam nevojë të të qëlloj unë ty mi Roza Lati. Pse do të qëlloj?

Roza: Je mosha e nënës sime.

Meri: Nuk jam mosha e nënës tënde. Të gjithë ju që mendoni kështu jeni gabim.

Roza: Të kërkoj ndjesë për moshën, je më e madhe se unë.

Meri: Pse do ta qëlloj unë atë? Për çfarë arsye. As me shaka. Mos të zë be për kokën e njerëzve më të dashur që nuk ka pasur një gjë të tillë.

Roza: Zë be.

Meri: Për kokën e sime bije. Pastaj janë kamerat. Po fare mi fare. S’kishte as konflikt, më kishte marrë në pyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA