Një shtëpi në fshatin Adë është shkrumbuar nga zjarri.

Si pasojë e një shkëndije elektrike gjatë natës, banesa në pronësi të zonjës Arsino Taulla u përfshi nga flakët.

E gjithë banesa është djegur, por 65-vjeçarja ka dalë menjëherë dhe nuk ka pësuar lëndime.

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. T., 65 vjeçe, banuese në fshatin Adë.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA