
23/02 15:26
Pas 30 vitesh mungesë, Shkodra, do të riktheje Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit.
Puna ka nisur për përzgjedhjen e talenteve të reja në të gjitha qytetet e Shqipërisë, ndërsa pjese e trupës së humorit do të jenë edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Diasporës.
Drejtori Arian Çuliqi, thotë se rikthimi i këtij aktiviteti madhor synon krijimin e një trupe të re humorit mbarëkombëtar që do të jetë e ardhmja.
Festivali i konceptuar si një festë e madhe humori, në muajin maj, nuk do të zhvillohet vetëm në skenën e teatrit, por do të shtrihet në të gjithë qytetin. Pjese e këtij aktiviteti do të jenë edhe “Mjeshtrat e Mëdhenj” të humorit shqiptar.
Top Channel