Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore kur deputetët e PD kanë zgjedhur Bylykbashin? Alibeaj: Kush ka skepticizëm ndaj meje…

19/01/2024 10:50

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp pak minuta para nisjes së punës së këtij komisioni, u bëri thirrje kolegëve opozitarë që të venë në plan të parë interesin e shqiptarëve për të pasur votë të barabarta dhe në mënyrë efektive.

Sipas Alibeajt, çdo fraksion opozitar përfaqësohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndaj kërkon që të gjithë të jenë të pranishëm në mbledhje dhe të fokusohen te interesi publik. Kështu, opozita optimizon mbështetjen e saj në publik, shtoi demokrati.

“E përsëris, çdo lloj skepticizmi për bashkëkryetarin dhe anëtarët e tjerë… sot besoj se kemi vetëm një detyrim. Shqiptarët duan lista të hapura, të kenë votë të barabartë, ata që jetojnë jashtë të votojnë efektivisht. T’i mëshojmë interesit publik. Nuk do të isha dakord me askënd që do i shmangej këtyre interesat që nuk janë tonat. T’i bëjnë një shërbim shqiptarëve. Vetëm kështu opozita optimizon çdo lloj fluksi, optimizon mbështetjen e saj në publik. Nëse ka çështje të tjera, Komisioni aty është. Do të jetë publik. Është gjithëpërfshirës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA