“Alibeajn nuk e lejojnë të vijë në Komision”/ Largohen deputetët e PS, Gjiknuri: Reforma do të ecë para, do ta mendojmë si do vazhdojmë

19/01/2024 11:16

Deputetët e mazhorancës u larguan nga salla ku do të zhvillohej Komisioni i Reformës Zgjedhore, pasi opozita u zuri karriget.

I pari që u largua ishte Blendi Klosi dhe më pas të gjithë socialistët e tjerë.

Sipas bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, opozita nuk lejoi bashkëkryetarin tjetër, Enkelejd Alibeajn që në vijë në sallë. Megjithatë, reforma zgjedhore do të ecë përpara, u shpreh ai për mediat.

“Bylykbashin nuk e kishin sjellë. As Alibeajn nuk e lejuan të vijë, për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita do të ecë para dhe nëse opozita nuk do të marrë pjesë, do ta gjejmë një mënyrë për ta çuar reformën përpara”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA