Foto Ilustruese

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhym të Lushnjës, ku mjeti tip “Volkswagen Jetta” ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i mjetit, Elnis Allkanjari, udhëtonte i vetëm nga Krutja drejt “Pushimit të Shoferit” drejt fshatit Zhymë.

Makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, teksa fillimisht është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka rënë në kanalin e mbushur me pak ujë.

Elnis Allkanjari, rreth të 40-tave, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjës.

Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital”, njofton policia.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe policisë për të nxjerrë të plagosurin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë rezultoi se ai ka qenë nën efektin e alkoolit, dyshohet gjithashtu se 40-vjeçari ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA