Vodhën rreth 4 milionë lekë duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të bankave, identifikohen rumunët! Si piketonin bankomatet në Tiranë

18/01/2024 08:53
Foto ilustruese

Vodhën rreth 4 milionë lekë duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të bankave, kartave të klonuara në dy institucione bankare identifikohen autorët.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se grabitësit janë 3 rumunë që kishin ardhur në Tiranë me këtë qëllim. Grabitësit janë shpallur të 2 në kërkim.

Grupi hetimor ka identifikuar 6 raste ku ata janë autorë. 2 prej rasteve kanë mbetur në tentativë. Vjedhjet janë shënuar gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit. Në disa raste janë dëmtuar dhe ATM-të. Rumunët janë kapur nga kamerat e sigurisë duke lëvizur me makinë në bankomatet që piketonin. Kanë tentuar të vjedhin dhe në monedhën euro, por nuk kanë mundur.

Vjedhjen e fundit e kanë bërë në 6 Janar dhe në datën 7 janë larguar nga Shqipëria. Po bashkëpunohet me palën rumune për arrestimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA