Banorët e “Big Brother VIP” u dënuan këtë mbrëmje, pasi nuk respektuan kërkesën e “Vëllait të Madh” për të krijuar një ‘talk show’ me diskutime në shtëpi.
“Vëllai i Madh” i vendosi konkurrentët në një sfidë për të siguruar ujin e rrjedhshëm. Ata duhet të pedalojnë në biçikletat që ndodhen në palestër pa pushim për 24 orë. Në të kundërt, do të kenë vetëm 24 minuta ujë të rrjedhshëm gjatë gjithë ditës.
“Banorë, më herët Vëllai i Madh ju kërkoi të krijonit një ‘talk show’, të cilin shumë prej jush nuk e respektuan. Për këtë arsye, jeni të dënuar të fitoni me forcat tuaja ujin e rrjedhshëm në shtëpi. E emërtuar si sfida 24, do t’ju duhet të pedaloni pa pushim biçikletat që ndodhen në zonën ‘Techno Gym’. Të ndarë në çifte dy e nga dy, do të pedaloni për 24 orë, pa ndaluar më shumë se 30 sekonda. Nëse qëndroni më shumë se 30 sekonda pushim, sfida konsiderohet e humbur dhe ju do të keni vetëm 24 minuta ujë në 24 orët e ardhshme. Pranë biçikletave ndodhet një zile, të cilën mund ta shtypni nëse ndiheni të lodhur dhe kërkoni të ndërroheni me një banor tjetër”.
View this post on Instagram
Top Channel