Roza Lati ndihet e lënduar pas debatit me Meri Shehi, që degradoi edhe në përplasje fizike.
Në një bisedë me Ilnisa Agollin, Jul Dedën dhe Rike Roçin në oborr, moderatorja u shpjegoi se astrologia e ka goditur me shuplakë.
Ndërsa konkurrentët treguan versionin e Merit, se nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik.
Roza: Ajo shuplaka motër… më ra në shuplakë.
Rike: Po realisht të preku kështu?
Roza: Më kapi te mjekra dhe më ra
Rike: Ajo më tha jo
Ilnisa: Jo tha…
Rike: Unë ia thashë, Roza nuk ka dalë mendsh
Roza: Dua të di nga ju, duke e njohur, unë i rashë vetë gruas së huaj? Padashje, papritur?
Rike: Ajo tha jo
Roza: Se na çuditët
Juli: E kupton se çfarë po bëhet këtu
Roza: Se si ia ka dalë deri këtu? Me çfarë i ka bërë dy shtëpi, sikurse thotë ajo, me astrologji?
Ilnisa: Mos të flasim për këto gjëra tani, për ekonominë e të tjerëve
Roza: Po ashtu thotë, Rikja ma tha
Ilnisa: Lere tani
View this post on Instagram
Top Channel