Ekskluzive/ Ekzekutimi i mafiozëve grekë, TCH siguron foton e shqiptarit të dyshuar të përfshirë në vrasje

18/01/2024 11:57

Vrasja e mafiozëve grekë, TCH siguron foton e shqiptari të dyshuar të përfshirë në krim.

Ai quhet Xhonatan  Paja i datëlindjes 1988.

Ditën e djeshme autoritetet greke kanë kapur pesë persona të cilët dyshohen për ekzekutimin e dy mafiozëve grekë Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.

Lidhur me arrestimet e personave të dyshuar si ekzekutorë të Sfakturos “Xhaxha xhonit”, Rubetit “Rambo” dhe Duros “Njonjos”, burime ekskluzive të Top Channel thanë se shtetasi shqiptar i përfshirë në këtë vrasje, ndodhet i arrestuar në Mal të Zi nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit. Banesa e tij është bastisur në Athinë dhe janë gjetur prova që e implikojnë.

Xhonatan Pajo është hetuar disa herë dhe i janë bërë disa kontrolle në banesë për armë.

Ai rezulton i arrestuar në tetor të vitit 2023 në pikën kufitare të Sukobinit si i dyshuar se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.

Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme me tjetër identitet dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë.

Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi te falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

Dy prej të dyshuarve që u arrestuan janë gjeorgjianë dhe tre të tjerë ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikes dhe po merren në pyetje.

Sipas burimeve për Top Channel një nga të dyshuarit për ekzekutimin e dy mafiozëve është një shqiptar i cili është arrestuar në Malin e ZI, nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit. Ndërkohë që policia greke ka bastisur banesën e tij në Athinë, ku janë gjetur prova që e implikojnë.

Mësohet se veç pesë të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Burime policore thanë se arrestimet e djeshme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA