Pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama pas dekretimit të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore Parlamentare nga presidenti Bajram Begaj, Ervin Salianji e quajti “mbrojtje të turpshme”.
Edhe të ftuarit e tjerë, gazetari Ilir Babaramo apo Drejtori i Informacionit në Top Channel Robert Rakipllari reaguan.
Babaramo: Ne prisnim që ky (Presidenti) të ndërhynte, nuk mundësh të shkosh pa bërë përpjekjen më minimale për të zgjidhur krizën dhe këtë ngërç në politikën shqiptare.
Salianji: Ka pasur komunikim, por në fund të ditës nuk kemi një produkt. Si simbolikë mund të ketë gjithsecili mendimin e vet. Ajo që është më e turpshme është që Kryeministri del dhe e merr në mbrojtje. Di t’ju them që Kryeministri do të tregojë një lloj patronazhimi, duke thënë që ka ikur koha. Ç’punë ka kryeministri të marrë në mbrojtje. Problemi që ka Rama është që është autokrat.
Babaramo: Nuk ka një institucion, ka një individ.
Rakipllari: Ka një problem, nga njëra anë opozita është në rrugë radike në Parlament, nga ana tjetër pret nga Presidenti, që po dështon, nuk po bën asgjë.
Salianji: Të gjithë institucionet janë në dorë të një indivdi.
Rakipllari: Kjo mazhorancë mund të ndryshojë nga efekti ndërkombëtar, udhëheqësi juaj është non grata.
Top Channel