Ervin Salianji, deputet i PD, i ftuar në “Top Story” në diskutimet për reformën zgjedhore tha fokusi duhet të jetë te kryeministri Edi Rama.
“Personalisht un kam komunikim me çdo aktor përveç qeverisë, kështu që padiskutim ne jemi në politikë dhe shërbim të interesit publik, nuk është as një humbje as një fitore. Presidenti i Republikës është në rolin e vet kushtetues, por me Kushtetutën e re nuk e shoh se ka ndonjë kopetencë përmbajtësore të madhe. Çështja e dekretkmit ose jo të ligjit në çdo rast, edhe nëse do të kthehej ligji duke mos u dekretuar nga Presidenti, përsëri do të ishte në dorën e mazhorancës. E shoh më shumë një çështje që duhet zgjidhur mes politikës. Roli i Presidentit duhet të jetë në një moment të caktuar si përfaqësues i unitetit të popullit për të garantuar nëse mund të jetë një prej interlokutorëve për zgjedhjen e krizës dhe në çdo rast është një krizë që zgjidhet me marrëveshje politike. As nuk pritej në mendimin tim që të ketë një zgjidhje nga Presidenti dhe as nuk duhet ta vendosim fokusin as ne si opozitë te presidenti i Republikës”,tha Salianji.
Pse iu drejtuat Presidentit?
“Unë po them qëndrimin tim, nuk kam qenë në mbledhje. Foksusi i vendosur te Presidenti i Republikës dhe zhvendosja e foksit nga Edi Rama, që është ai që ka nënshtruar nën vullnetin e tij gjithë institucionet e tjera, ka këtë vëmendje. Nga ana tjetër partitë politike kanë bërë një përpjekje për t’i kërkuar Presidentit për rikthim për të gjetur kohë. Si përfundim, në këtë që duket si një zamallahi në gotë ujë, mazhoranca e ka fuqinë ta rikthejë prap ligjin. Në këtë sens jemi në betejë me mazhorancën dhe Ramën për të marrë atë që na jep kushtetuta. Në argumentet e presidentit po thotë atë që themi ne, që jemi në regres në raport me të drejtat e parlamentarëve dhe opozitës për të kontrolluar dhe mbikqqyrur funksionin e saj kushtetues. Ishte një përpjekje për ti dhënë mundësi krizës, për të negociuar në këtë vendimmarrje. Kërkesa e mazhorancës për ta ftuar presidentin dhe mos i dhënë fjalën ishte një grackë e mazhorancës. Jemi në kushtet e regjimit, të gjitha institucionet janë të kontrolluara nga regjimi. PD dhe opozita është në përballje me regjimin. Ka dhënë argumentet e veta, Presidenti e sheh nga ana formale”, tha deputeti.
Top Channel