Kritikave se opozita nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, Ervin Salianji iu përgjigj me argumentin se edhe mazhoranca, shpesh herë ka marrë vërejtje nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Në një diskutim këtë të enjte në studion e “Top Story”, deputeti demokrat tregoi rastet, kur sipas tij, e majta ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet e ndërkombëtarëve. Por teksa fliste për kryeministrin Edi Rama, Salianji u përball me kundërshtimin e analistit Artur Zheji. Ky i fundit, i nervozuar nga fakti se nuk po lejohej të fliste iu drejtua Salianjit: “Imagjino të ishe ti kryeministër, kur s’të le të flasësh as në studio”.
Salianji: Në të gjithë herët e fundit kur Edi Rama ka qenë në qeverisje, pavarësisht ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, e ka bërë vetë. Ndodhi kështu duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pavarësisht se u negociua dhe u firmos në rezidencën e ambasadores së SHBA-së. Ka ndodhur kështu në zgjedhjet më parë.
Duma: Po 5 qershorin e bëri vetë, pasi opozita dogji mandatet, nuk ishte në tryezë dhe u plotësua nga ata që mbetën nga lista plotësuese
Salianji: U bë një tryezë jashtë parlamentit, duke u përfaqësuar me dy përfaqësues, me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin. PD, atëherë e drejtuar nga Lulzim Basha, me mbështetjen e Sali Berishës, ishte pjesë e tryezës me negociim ndërkombëtar. U firmos një marrëveshje dhe Edi Rama në korrik e prishi pavarësisht çdo presioni ndërkombëtar. Dhe ka pasur reagim shumë të ashpër nga ambasada amerikane, komisioneri për zgjerimin.
Salianji: Ju thoni a jemi ne sot me ndërkombëtarët?
Zheji: Po na lër të flasim
Salianji: Një moment. Komisioni është bipartizan. Edi Rama do ta bëjë me partizanët e vetë.
Mërtiri: Po nëse ai i ka votat, çfarë problemi ka. Për çfarë po flisni ju.
Zheji: Tani, po bërtite më fort, nuk do të thotë që ke gjithmonë të drejtë.
Salianji: Po edhe po u thanë të pavërteta, të rrish me zë të ulët fare pastaj. Rrimë edhe ashtu, e ulim edhe kokën. Do ta ulim
Zheji: Jo, jo, ngrije, por jo këtu. Nuk është këtu
Salianji: Do t’ju përulem mo
Zheji: Po nuk jemi ne armiku!
Salianji: Na fal zotëri
Zheji: Unë të kam falur, por nuk jam unë…
Salianji: Keni shumë të drejtë. Edi Ramës i qofshim falë
Zheji: Ky aktrim yt
Salianji: Po vetëm të qëndrojmë në fakte, ju lutem
Zheji: Po nuk e përcakton ti pra, ky është problemi
Salianji: Autoritarizmi është pjesë e njeriut. Imagjino të të kem ty kryeministër. Ti nuk të lë të flasësh në studio
Top Channel