Sherri për reformën zgjedhore nxiti edhe sonte debat mes të ftuarve në studion e “Top Story”.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se gjithçka reforma zgjedhore dhe komisionet hetimore janë në dorë të mazhorancës.
“Në argumentet e presidentit po thotë atë që themi ne. Ishte një përpjekje për t’i dhënë mundësi krizës, për të negociuar në këtë vendimmarrje. Kërkesa e mazhorancës për ta ftuar presidentin dhe mos i dhënë fjalën ishte një grackë e mazhorancës. Jemi në kushtet e regjimi, të gjitha institucionet janë të kontrolluara nga regjimi. PD dhe opozita është në përballje me regjimin”.
Sipas Salianjit, opozita po ndërmerr të gjitha përpjekjet institucionale për komisionet hetimore. Por, drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, kundërshtoi demokratin, duke theksuar se opozita e “Rithemelimit” nuk ka bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe kjo i penalizon.
Salianji: Opozita po bën të gjitha përpjekjet institucionale për të faktuar atë që ne e dimë
Rakipllari: Institucionale duke u hequr atyre mikrofonat me zhurmuesa?
Salianji: … të gjitha institucionet janë në dorën e një individi. Që kur të vijmë në debat të mos thoni ju pse nuk e çuat atje
Duma: Po, e themi këtë për Gjykatën Kushtetuese, për Reformën Zgjedhore, sepse nuk mund të luani me dy regjistra
Rakipllari: Ju e dini shumë mirë që kjo mazhorancë mund të ndryshojë vetëm nga faktori ndërkombëtar. Ju aty nuk keni efekt. Kaq! Sepse kryetari juaj është non grata, kaq
Salianji: Nuk është kështu, ka komunikim të përhershëm
Rakipllari: Se çfarë ndodh pastaj është rezultat, unë po flas për rezultatin, jo për komunikimin. Komunikim sigurisht që do të ketë, se ata komunikojnë edhe me Kubën, edhe me Korenë e Veriut. Ne po flasim çfarë efekti ka
Top Channel