Banorët kthehen në shtëpi në kampin e Nuseirat, të shkatërruar nga bombardimet në Gaza (fotot)

18/01/2024 18:40

“Rezidentët po kthehen pranë shtëpive të tyre”, thotë një banor pranë një stende me fruta e perime, mes shkatërrimit të kampit nga bombardimet.

Të tjera imazhe nga reporterët e AFP tregonin ndërtesat e shembura në kampin e Al-Maghazi pranë Deir el-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.

Agjencitë e ndihmës së OKB thonin se në Gaza ka nevojë urgjente për ushqim, ujë e mjekime pasi vendi kërcënohet nga kriza e urisë dhe sëmundjet, por ushtria izraelite ka lejuar të kalojnë vetëm një pjesë e vogël ndihmash nga Egjipti.

Një ngarkesë ndihme konfirmohet nga zyrtarët të kishte kaluar sot drejt Gazës me ndërmjetësimin e Francës e Katarit.

Katari tha se dërgesa përfshin ndihmë humanitare për banorët në Gaza dhe ishte lejuar nga ushtria izraelite pas dy ditë negocjatash.

Më herët dy avionë me ndihma kishin ardhur në aeroportin egjiptian El-Arish më të afërtin me Gazën, me 60 ton ndihma nga Katari  e Franca.

Kryqi i Kuq ndërkombëtar raportohet se nuk ka luajtur rol në marrëveshje por e vlerësonte si “shumë të nevojshme dhe lehtësuese”, shkruan rrjeti AFP.

OKB thotë se fushata izraelite ka detyruar të zhvendosen rreth 80 përqind të banorëve të Gazës, shumë prej të cilëve mbeten në streha të përbashkëta ku nuk arrijnë të gjejnë ushqim, ujë karburant apo ndihmë mjekësore.

FOTO GALERI
1/9
"Rezidentët po kthehen pranë shtëpive të tyre”, thotë një banor pranë një stende me fruta e perime, mes shkatërrimit të kampit nga bombardimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA