Largimi i papritur i moderatorit Drini Zeqo nga shtëpia e Big Brother VIP 3 ka trishtuar të gjithë banorët e këtij formati, madje ka pasur edhe nga ata që kanë lotuar.
Pasi Juli përfundoi së lexuari zarfin e Vëllait të Madh, një pjesë e tyre e kanë cilësuar të pabesueshme duke shprehur dëshirën që ai të kthehet prapë, disa i kanë uruar që gjithçka të shkojë mirë për të dhe familjen e tij, ndërkohë Ilnisa ka shpërthyer në lot duke thënë se “ai ishte shoku im më i mirë”.
Pjesë nga diskutimi:
Juli: Unë tani e lexova edhe vetë, nuk e dija këtë gjë.
Roza: Mbase edhe kthehet?!
Sara: Joo, u largua me të vërtetë…
Juli: Nuk e di arsyen. Këtu thotë thjesht që “Drini ju uron suksese në vazhdim”.
Romeo: Sa gjynah o plak…
Roza: Drini ishte një element shumë shumë i veçantë në mozaikun e Big Brother. Ishte një gur i pazëvendësueshëm.
Romeo: Sa gjynah o plak, sa gjynah o plak…
Gabrieli: Hajde ishalla ka e diçka kalimtare.
Roza: Edhe sot i thash që me karakterin dhe sjelljen që ka të frymëzojë brezat në të ardhmen sepse xhentilesa dhe xhentëllmenllëku i tij është për t’u marrë shembull.
Gazi: Ishalla kthehet Drini…
Roza: Kush e di, do t’i ketë ndonjë familjar rast urgjence.
Dea: Po t’i pse prekesh kaq kollaj, forca bëhu e fortë.
Ilnisa duke qarë: Drini ishte shoku im.
Alfio: Ne kemi dy orë që themi ‘ku është Drini, ku është Drini’.
Top Channel