“Prokuroria serbe ka në dorë Liridonën”, gazetari jep detaje: Nuk njeh gjuhën shqipe, do të ketë probleme…

17/01/2024 22:19

Gazetari Besian Beha në një lidhje direkte, për Top Story, dha detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademjat dha detaje të reja.

“Ajo që dua të them është që ky rast po përcillet me një mbyllje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në institucionet e drejtësisë në Kosovë. Tentimi dhe marrja informatave në mënyrë zyrtare por edhe jozyrtare është shumë e vështirë, sepse Prokuroria është e mbyllur. Deklaratën e fundit të Prokurorisë është në dukje që ka një pistë konkrete që është zhvendosur vëmendja e Prokurorisë. Kam tentuar të marr informacion, por nuk kanë pranuar të japin informacion se për çfarë bëhet fjalë. Por duket se ka një rrugë që po merr ky rast, i cili është duke u hetuar nga një prokurore serbe, pra është ndryshuar prokurorja.

Nuk e di se sa do të krijohen probleme, por në bazë të hetimeve kanë thënë se nëse ka nevojë për prokurorë të tjerë janë në dispozicion, që ky rast të zgjidhet.

Në bazë të të dhënave që kam është një prokurore me mjaft profesionale me eksperiencë të gjatë, por të trajtojë probleme mjaft teknike që nuk e njeh mirë gjuhën shqipe. Do të ketë nevojë për një përkthyes. Në bazë të të dhënave bëhet fjalë për një prokurore mjaft speciale dhe e aftë”, tha Beha.

A është rasti i parë që nuk ka transparencë?

“Prokuroria është e kujdesshme të japë informacione zyrtare. Në këtë rast po mbahet tepër sekret, edhe vetë familja nuk ka qenë e informuar mjaftueshëm. Janë thërritur në gjykatë dhe kanë marrë informacione e nevojshme. Prokuroria nuk ka afat të caktuar. Janë në hapat e duhur, nuk po nxitojnë sepse në raste të tjera janë ngritur shpejt aktakuza, kemi pasur dënime me burgim të përjetshëm dhe më pas ka rezultuar që nuk janë fajtor”, tha gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA