Orvatjet për kthimin e pronave përbëjnë një prej proceseve më të dhimbshme në shoqërinë shqiptare pas rënies së diktaturës.
Abuzime, mbivendosje, falsifikime të natyrave të ndryshme janë aplikuar për tjetërsimin dhe përvetësimin edhe të pronave që dikur iu sekuestruan komuniteteve fetare.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një hulumtim mbi përpjekjet për rikthimin e pronave të Klerit. Konflikti me armë për truallin në Kpein e Rodonit, nxorri zbuluar se si është abuzuar me pronat e lakmueshme edhe ne emër të besimit. Në dokumentarin për Pronat e Klerit, Inside Story sjell disa raste të dokumentuara në zonat bregdetare në Jug ku janë krijuar mbivendosje, me palë pretenduese komunitete fetare dhe qytetarë.
Historiku i aseteve të komuniteteve fetare dhe një proces që nuk mbaron kurrë për kthimin e pronës te i zoti…
Top Channel