“Nuk e lë fjalën këtu të bjerë në tokë”, Grida Duma debat me këshilltarin e Pacollit: Boll me të pavërteta

17/01/2024 22:58

Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i ftuar në “Top Story”, në temën për lidhjen e Naim Muselit me ish-presidentin, u përplas me Grida Dumën, ku kjo e fundit iu kthye duke i thënë se nuk mund të thotë të pavërteta.

Grida: Do t’ju le të thuhet çdo gjë, por kam bindjen që kush hyn në përgjegjësinë për të folur në një audiencë kaq të madhe sa ç’ka Top Channel, nuk do kisha preferuar që të përmendni një koleg tjetër në një studio tjetër politike.

Zyberaj: Insistuat ju.

Grida: Për sa kohë që ti thua një gazetar, unë do them cili emër, sepse e ke marrë ti përgjegjësinë të thuash një gazetar. Nuk e kemi këtu kolegun, se nëse do ta kishim këtu kolegun do mbante ai qëndrim dhe jam e sigurt se di do mbante.

Zyberaj: Grida edhe atë natë kur e përmende, që tha do ta them në publicitet, pse nuk insistove dhe atë natë? Qëllimi ishte denigrimi i personalitetit të zotit Pacolli.

Grida: Jetlir, mos thuaj asnjë gjë që në këtë studio nuk ka ndodhur, jo ti po askush.

Zyberaj: Jo ka ndodhur.

Grida: Jo të thuash ti që është nënkuptuar që titulli është vendosur për Pacollin, kjo është shqetësimi jot, sepse ti mund të jesh gazetar dhe politikan, por nuk je më shumë se të tjerët. Dhe unë e di integritetin e këtij emisioni, është i tillë që të ka ty përball Currit, për të thënë ekzaktësisht çfarë do ti. Unë të sugjeroj, pavarësisht se ta kam dhënë audiencën totale, që kur të flasësh të flasësh me përgjegjësi për biseda konfideciale që bën ti me kolegët e mi dhe të tutë.

Zyberaj: Insistuat ju.

Grida: Ti kur ke marrë përsipër të thuash njërin, do thuash dhe kush, po që e nise e nise ti. Për sa i përket logjikës që kam thënë un që do ta themi pastaj në pauzë, se unë nuk lë asnjë fjalë të bjerë këtu në studio, çfarë është thënë?

Zyberaj: Zotëria këtu, (i drejtohet Arjan Currit), kur ka folur për trekëndëshin e dashurisë…

Grida: Që po e tha sërish në syrin tënd.

Zyberaj: Po, por nuk po i referohet Prokurorisë së Kosovës.

Grida: Iu referua prap.

Curri: Po.

Zyberaj: Prap po shpifje?

Curri: Pista nuk është fakt, e kupton ti apo jo?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA