Agjencia e Trajtimit të Pronave na njeh me numrin e pronave që janë kthyer komuniteteve fetare prej vitit 1994 deri tani.
Sipas këtyre të dhënave, komuniteti mysliman ka rimarrë në zotërim 96 prona, kisha katolike ka marrë gjithashtu 27 prona, kisha ortodokse ka marrë 57 prona ndërsa komuniteti bektashi 38 prona.
Shumë prona të komuniteteve fetare nuk është bërë e mundur të kthehen për shkak të transformimeve që kanë ndodhur ndër vite në zonat ku gjenden këto pasuri të klerit. Mbi troje është ndërtuar masivisht dhe pa kriter, duke pamundësuar kthimin në gjendjen e dikurshme.
“Për shembull, katedralja ortodokse në tiranë ka qenë tek 15-katëshi por nuk mund të shembej kjo godinë dhe shteti vendosi ti japë një vend të ngjashëm aty ku është sot… xhamia e madhe, mund të ndërtohej pas pallatit të kulturës por kur erdhi pd në pushtet në marrëdhënie negocimi me komunitetin mysliman, u vendos ti jepej atje ku është sot… afër kuvendit për mua s’ka logjike sepse s’kishte pse të ishte pranë kuvendit një objekt fetar. Megjithatë, xhamia është bërë është e bukur dhe nuk fillon të funksionojnë sepse në marrëveshjen që u bë me Turqinë, i përket Turqisë dhe xhamia nuk hyn në funksion sepse drejtuesit e komunitetit fetar njihen nga Turqia si gylenistë… dhe nuk xhamia nuk funksionon është mbivendosur problematika të ndryshme“, u shpreh Ilir Kulla, ish-drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve.
“Kisha katolike dhe ajo ortodokse i kanë pasur afër objekteve të kultit ndërkohë që kanë ende objekte kulti të pakthyera… është një kalvar me vete.. komuniteti mysliman është pronari më i madh i pronave në Shqipëri. Ka bërë gjyqe e letra pa fund dhe kanë kërkuar ashtu si dhe bashkësitë e tjera fetare. Objektet e kultit të dy besimeve të tjera fetare, ortodokse dhe katolike gjenden në tokën në pronësi të komunitetit mysliman“, u shpreh Ilir Dizdari, ish-drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve
Top Channel