Konkurrenti i ri i BBV3 Fatjon Kuqari dhe Ilnisa kanë bërë një debat në orët e para të mëngjesit.
Ilnisia filloi ta studionte Fatjonin duke i bërë pyetje të ndryshme, ku një ndër to ishte se kur është zgjuar? Kjo pyetje Fatjonit i është dukur pa sens dhe shprehet se Ilnisia i duket si një hetuese.
Fatjon Kuqari: Po më bën si hetuese, ndërkohë që nuk jemi në hetuesi. Në çfarë ore je zgjuar?!
Ilnisa: Ke takuar kaq shumë hetues në jetën tënde?
Fatjon Kuqari: Ndoshta kam takuar shumë hetues, por ti nuk je zot shtëpie, jemi të gjithë zotër shtëpie dhe mënyra se si ti orientohesh, po bën Hitleren, por nuk të shkon sepse je dhe simpatike. Po më jep një ndjesi të keqe. Në çfarë ore dhe ktheji përgjigje pyetjes sime, unë nuk jam në hetuesi. Të betohem nuk dua të krijoj debat, më jep ndjesi të keq, të tjerët nuk ma japin.
Top Channel