Tirana dhe Ascoli Piceno/ Veliaj pret kryebashkiakun e qytetit italian

16/01/2024 15:28

Kryebashkiaku i  Tiranës, Erion Veliaj priti këtë të martë në takim kryetarin e ri të Bashkisë së Askolit, Marco Fioravanti.

Në fokus të bisedës mes dy kryebashkiakëve ishte rritja e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

“Ky raport special mes Italisë dhe Shqipërisë duhet të shkojë jo vetëm nga niveli i shtetarëve tanë të mëdhenj – kryeministri ynë dhe kryeministrja juaj kanë një raport special, – por edhe te niveli i qyteteve, te niveli i njerëzve apo edhe institucioneve, siç janë shkollat apo siç janë punët që ne mund të bëjmë për fëmijët, edhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Ju uroj sukses në fillimin e këtij mandati dhe duke shpresuar shumë që është fillimi i një raporti special mes qyteteve tona”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku italian, tha se eksperiencën që ai dhe ekipi i tij kaloi në Tiranë do e çojë edhe në Itali.

“Është vërtet një nder i madh për mua t’ju njihja juve, sepse jeni një kryebashkiak i shkëlqyer. Sidomos nisur nga ky takim, dua që eksperiencën tuaj mund ta sjellim edhe në Itali, në komuna, për ta bërë edhe më të hapur territorin në Ascoli Piceno. Komplimente për gjithçka keni bërë dhe po bëni. Ju ftoj që të vini të na vizitoni në Ascoli Viceno”, u shpreh ai.

Në shenjë mikpritjeje dhe bashkëpunimi, Veliaj i dhuroi homologut të tij italian “Kullën e Sahatit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA