Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se shtetësia e Ukrainës mund të pësojë një “goditje të pariparueshme” nëse vazhdon gjendja aktuale e luftës, dhe se Rusia nuk do të detyrohet kurrë të heqë dorë nga avancimet që ka bërë gjatë konfliktit.
Komentet televizive të Putin vijnë një ditë pasi Zvicra pranoi të mbajë një samit global me kërkesë të presidentit Volodymyr Zelenski.
Ai refuzonte “të ashtuqujturat formula paqeje” që po diskutohen në Perëndim dhe në Ukrainë, prej atyre që quante “kërkesa të ndaluara” që përmbanin.
“Nëse nuk duan të negocjojnë, nuk duan”, tha ai.
“Tashmë është e dukshme jo vetëm se kundër-ofensiva e Ukrainës dështoi, por e gjithë iniciativa është në dorë të ushtrisë ruse. Dhe nëse kjo vazhdon, shtetësia e Ukrainës mund të pësojë një goditje shumë serioze, të pariparueshme”.
Deklaratat e Putin janë bërë gjithnjë e më agresive muajt e fundit pas avancimeve të ushtrisë ruse dhe ngulitjes së saj në territoret e kapura.
Putin shtoi se bisedimet për negocjata “janë një tentativë që ne të heqin dorë nga avancimet, dhe kjo është e pamundur. Të gjithë e kuptojnë se kjo është e pamundur”.
Rusia thotë se cdo negocjatë paqejeje duhet të marrë parasysh realitetin e ri në terren të krijuar nga ushtria./Reuters/
Top Channel