PS mbledh Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetët e Bashës i përgjigjen “OK” në kohë rekord/ Zbulohet komunikimi në grupin e Whatsapp

16/01/2024 19:08

Top Channel ka siguruar detaje nga komunikimi në grupin në Whatsapp të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Pasi është shkruar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes së komisionit ditën e premte në orën 11:00, ka konfirmuar pjeskmarrjen Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Tase, deputetë të grupuar krah Lulzim Bashës.

Kujtojmë se një ditë më parë, të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Komisionin e Reformës Zgjedhore gjetën gjuhën e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj hodhën firmat e tyre mbi letrën dërguar prezencës së OSBE në Tiranë ku i kërkohet ekspertë në fushën e zgjedhjeve për të asistuar punën e këtij komisioni.

Sot Gjiknuri dhe Alibeaj u takuan me kryetaren në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.

Në një postim në rrjete sociale ajo thekson se mirëpret rifillimin e punës të premten për Reformën Zgjedhore dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme.

“Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore @DGjiknuri @enkelejdalibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga @osceinalbania& @OSCE/odihr. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme“, shkroi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA