Për’puthen transmetoi pjesën e dytë të takimit mes Vedatit dhe Roelës, konkurrentja më e re në program.
Gjatë takimit Roela ka folur për jetën e saj personale, kryesisht për mungesën e babit dhe lidhjen e fortë që ka krijuar me mamin.
Ajo nisi të qajë nga rrëfimi, ndërsa Megi Pojani ndërpreu takimin transmetimin e takimit. Roela u shpreh se situatat e vështira që ka kaluar në jetë e prekin gjithmonë.
“Me mamin kam një lidhje shumë të fortë me mamin. Atë e kam pasur nënë, baba, vëlla gjithçka. Kam një histori shumë të dhimbshme për jetën time. Mund të dukem vajza e bukur me personalitetin e fortë, por më ka munduar gjatë jetës sime dhe prekem.
Është e vështirë për mua sepse kam kaluar jetë me vështirësi. Dua të them që mos gjykoni njerëzit nga pamja e jashtë. Kur ia kam thënë Vedatit që jam ajo vajzë që jap 100 % dashuri”, tha Roela.
Top Channel