Përfshihet nga flakët godina në Shkozet/ Ndërhyjnë zjarrfikësit, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

16/01/2024 23:03

Një objekt është përfshirë nga flakët në Shkozet të Durrësit mbrëmjen e vonë të së martës.

Pasi kanë marrë njoftim, janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, për të shuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e tij në objektet pranë. Zjarri ka rënë te magazinat e ish NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë dy automjete zjarrfikëse, një autobot dhe 8 punonjës zjarrfikës. Sipas informacioneve, nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA