Veprimet e Eglës brenda shtëpisë së BBV i kanë komentuar edhe dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.
Teksa Ori e ka vlerësuar me superlative si aktore, ajo është shprehur se veprimet e Eglës kanë qenë pak agresive.
“Më është dukur pak agresive ajo që thotë Egla. Ajo hyri duke thënë që ka disa personalitete ndoshta ky është i pari, jam kurioze të shikoj të tjerët”, tha Ori.
Ndërkohë që nga ana tjetër Arbri e ka parë si një konflikt banal, teksa sipas tij banorët e kanë kuptuar pikën e dobët të saj dhe janë përpjekur ta vënë në lojë.
“Është e vërtetë që unë nuk e kam parë tendencioze nga Juli. Shpresoja që ta kishin zgjidhur mes dy të rriturve për 3 minuta dhe të mos zgjatej kaq shumë. Ata e kanë kuptuar pikën e dobët të Eglës dhe kanë tentuar ta provokojnë. Uroj të mos jetë kështu sepse duket qartazi kanë dashur ta vënë në lojë”, u shpreh Arbri.
Ndërkohë që Egla e mbylli duke thënë: Ju falenderoj të dyve për fjalët që dëgjova.
Top Channel