
23/02 11:53
Koncerti “Jehona jonë” interpretuar në skenën e Teatrit të Operas nga trupa e ansamblit të këngëve dhe valleve popullore vjen këtë mbrëmje me një program nga të gjitha trevat.
Nga Çamëria në Kosovë e nga Bregu në Korab, traditat më të bukura shqipe, këngët, vallet, vajet e gëzimet, do të vijnë të interpretuara nga artistët e ansamblit në këtë koncert.
Nga këngët korale, këngët polifonike, ato orkestrale të Agim Krajkës, etj. Gjithashti një kolazh i Tiranës, kolazh Shkodre dhe Veriu, do të interpretohen nga vetë orkestra e ansamblit.
Nuk mund të mungonin “Festë të madhe ka sot Shqipëria” dhe “Vallja e shqipeve” nga Panajot Kanaçi apo dhe “Vallja e qypave” e Gëzim Kacelit.
Top Channel