Mijëra fermerë u mblodhën në Berlin për të demonstruan kundërpolitikës së qeverisë gjermane ndaj tyre. Të mbështetur edhe nga një numër shoferë kamionësh dhe përfaqësues të zejtarëve ata paralizuan me traktorët e tyre trafikun në qendër të kryeqytetit, Berlin.
Sipas vlerësimeve të policisë numri i pjesëmarrësve në mitingun përpara Portës së Brandenburgut ishte 8,500 vetë, kurse numri i atomjeteve rreth 6,000, përfshirë edhe 4,000 traktorë. Megjithë protestën qeveria gjermane tregoi pak gatishmëri për të bërë lëshime nga planet e saj të kursimeve dhe të shkrutimit të subvencioneve.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP), doli para protestuesve, i shoqëruar me fishkëllima dhe thirrje protestuese, dhe mbrojti shkurtimin e planifikuar të subvencioneve të naftës. Kursimet janë të domosdoshme dhe për këtë kontributin e saj duhet ta japë edhe bujqësia, tha ai. Në këmbim ai u ofroi fermerëve një ulje të veprimeve burokratike. Ai tha se do të bëjë fushatë për “më shumë liri” dhe njohjen e shërbimit të fermerëve për shoqërinë.
Në fillim të fjalës së tij ministri Lindner nuk mund të dëgjohej për shkak të fishkëllimave. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), Joachim Rukwied, u përpoq të qetësonte protestuesit. “Ministri i Financave është këtu dhe ai meriton respekt për ta dëgjuar”, tha ai para turmës. “Prandaj ju kërkoj dhe ju bëj thirrje të jeni më të qetë”.
Demonstrata e madhe në Berlin shënoi fundin e një jave të tërë protestash në të gjithë Gjermaninë. Në zonën përreth Portës së Brandenburgut pati ndërprerje masive të trafikut . Sipas policisë protesta kaloi në përgjithësi ka mbetur sikurse ishte parashikuar dhe ka pasur vetëm disa incidente lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike, tha një zëdhënëse e policisë.
Pakënaqësia e fermerëve u ndez nga planet e kursimit të qeverisë gjermane. Por tani protestat drejtohen në përgjithësi kundër qeverisë së përbërë nga social-demokratët, të gjelbrit dhe liberalët. Krerët e grupeve parlamentare të këtyre partive, SPD, të Gjelbrit dhe FDP, i ftuan përfaqësuesit e fermerëve të bisedojnë në orët e para të pasdites në Bundestag, por ky takim nuk dha asnjë rezultat./DW
Top Channel