Pas debateve e tensioneve për pretagonizëm, në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ kanë filluar edhe ngacmimet dhe bisedat e para miqësore.
E tillë është ajo mes Julit, Ilnisës dhe Rozës. Teksa po qëndronin në ambientet e shtëpisë, Juli fillon të ngacmojë moderatoren për një pëlqim ndaj Romeos. Aktori aludon se Roza ka tërheqje ndaj tij, por kjo e fundit thotë se ajo e njeh atë jashtë shtëpisë dhe ka mohuar të ketë pëlqim për të.
Ndërsa nuk kanë munguar as batutat kur në një moment Roza i drejtohet Julit duke thënë se këtej e tutje do ta thërras atë bol.
Juli: Ti e adhuron Romeon si mashkull.
Roza: Në ç’kuptim, në kuptim flirti e ke fjalën?
Juli: E adhuron pra si mashkull.
Roza: Jo mo shpirt. Unë Romin e njoh edhe jashtë Bigut dhe edhe Romi më njeh dhe se shohim njeri-tjetrin…
Juli: Po ti ç’ke që qesh?
Ilnisa: Mua më vjen për të qeshur me mënyrën se si ti po përpiqesh të interferosh te truri i saj.
Roza: Po përpiqet shpirt.
Juli: Jo mor, unë e shoh por mund të kem edhe disa argumente. Më vjen keq…
Roza: Po mirë mo, pse nuk e thua edhe për këtë ti?
Juli: Po jo mo Meritonin e ke xhan, e ke shok…
Top Channel