Dea Vieri është banorja e dytë që bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme.

“Jam Dea Vieri. Jam 26 vjeç. Kam studiuar ekonomi, por nuk e kam ushtruar kurrë profesionin tim

Kam punuar dy vite si stjuardesë. Kam qenë pjesë e një reality-show dashurie. Më keni parë në “Trotuar” në “E Diell”. Jam shumë e ndjeshme, bëhem me pika loti shumë kollaj.

Jam bjonde, por jo shumë mendjelehtë. Jam shumë flirtuese. Nuk jam e dashuruar, pra jam single. Nëse shoh dikë që më pëlqen, pse jo, do të krijoja një njohje. Do të doja një djalë serioz, sepse karagjoze jam vetë. Më vjen keq që do lë jashtë dy macet e mia.

Gjithë jetën e konsideroj një lojë. Dhe Big Brother është një lojë brenda lojës për mua”.

Ledioni: Si je? Ke ftohtë?

Dea: Po kam shumë ftohtë. Po fërkoja duart njëherë mendova mos do ndizja një shkëndijë zjarri. Thashë mos do i vë zjarrin shtëpisë pa hyrë akoma.

Ledioni: Meqë the te klipi se do një djalë serioz se karagjoze jam vetë. Tani kush të duket më seriozi nga ata që mund të ta marrë kalanë nga brenda?

Dea: Nuk e shoh dot nga larg, dua ta shoh nga brenda. Dua t’i ndjej energjinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA