Drejtuesja e Institutit të Statistikave INSTAT, Elsa Dhuli, njoftoi sot se të dhënat e Censusit do të publikohen në qershor.
“Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacion të detajuar mbi demografinë, ekonominë,
arsimin dhe shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesve.
Rezultatet e censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë
në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, ato do të
kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e
progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Dhuli në një deklaratë për shtyp.
Censi për Popullsinë dhe Banesat u zhvillua në fund të vitit të kaluar. Ky Cens ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.
Top Channel