Avioni zjarrfikës shpërthen në autostradë pas përplasjes me kabllot e larta në Kili (video)

16/01/2024 15:17

Pamje të tmerrshme shiheshin sot nga Kili ku një avion që punonte në shuarjen e zjarreve shpërtheu në flakë pas goditjes së kabllove në lartësi, shkruanin mediat vendase.

Piloti spanjoll Fernando Solans Robles, 58 vjeç, humbi jetën pasi ishte mobilizuar për shuarjen e flakëve pranë një aerodromi në Talca në zonat qendrore të vendit.

Pamje amatore të tragjedisë tregonin avion që shpërthen në ajër dhe bie pranë një autostrade me makinë.

Tre njerëz në tokë raportohej se u plagosën nga incidenti që ndodhi pasditen e djeshme.

Treshja ishin pasagjerë të një makine që po udhëtonte në afërsi të avionit në flake qe rrëzohej.

Piloti me eksperiencë i avioni vdiq në vend. Ai punonte për një kompani private të kontraktuar nga mbrojtja pyjore e Kilit.

Autoritetet ofronin ngushëllime për familjen e pilotit duke thënë në një deklaratë: “Ai bëhet martiri më i fundit që dha jetën për mbrojtjen e trashëgimisë së vendit dhe jetës së banorëve”. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Pamje të tmerrshme shiheshin sot nga Kili ku një avion që punonte në shuarjen e zjarreve shpërtheu në flakë

Top Channel