Turistet thuajse të zhveshura shkaktojnë zemërim me banjë dielli pranë tempullit të shenjtë budist

15/01/2024 21:42

Dy gra që ishin fotografuar duke u relaksuar në barin para tempullit të shenjtë Wat Phra Kaew në Bangkok, Tailandë, kanë shkaktuar zemërim publik dhe thirrje për sanksione nga autoritetet.

Dy gratë ishin fotografuar duke bërë banjë dielli para tempullit madhështor Wat Phra Kaew, i njohur gjithashtu si tempulli i Budës Smerald, në kryeqytetin Bangkok.

Vendasit shprehën zemërimin e tyre në foton e shpërndarë nga Kamron Patprayoon më 12 janar, i cili e krahasonte gjestin, me sjelljet të prostitucionit të qytetit famëkeq Pattaya.

Ai shkruante: “Kjo nuk është parë herë tjetër në Bangkok! Këto duhet të dinë që nuk janë në Pattaya”.

Ndjekësit mbështesnin komentin dhe kritikat për aktin para një prej tempujve më të shenjtë në Tailandë.

Një person shkruante: “Ku është policia? Si i lejojnë të bëjnë këtë?”

Një tjetër shtonte: “Pa edukatë! Duhet të mësoni diçka për një vend para se ta vizitoni, policia duhet t’u thotë të vishen!”

Veshjet zbuluese dhe veprimet e papërshtatshme konsiderohen ofenduese në shumë vende lutjeje në vendin budist.

Në vitin 2017, dy turiste amerikane u arrestuan për lakuriqësi publike pas publikimit të fotove të pjesëve intime në një tempull në Bangkok.

Ato u gjobitën secila 5,000 baht ($120) secila për ekspozimin në tempullin e Agimit, Wat Arun, në Bangkok.

FOTO GALERI
1/7
Dy gratë ishin fotografuar duke bërë banjë dielli para tempullit madhështor Wat Phra Kaew, i njohur gjithashtu si tempulli i Budës Smerald

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA