Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se opozita është në një moment të vështirë, ndërsa sugjeroi që demokratët të veprojnë edhe pa përfaqësuesit politikë.
“Opozita është në vështirësi të gjithashme, edhe nga vetvetja. Edhe nga faktorë të jashtëm. Ajo që ndodhi sot në parlament është fytyra që ne nuk do të donim të shfaqnim. Unë i kam bërë betejat e mia, i kam bërë me forcë. Kam qenë gjithmonë për një lidership të ri, garë të re. Tani shoh që është e kot të bëj më thirrje. Opozita duhet të shohë realitetin ë sy, gjëja më e pamëshirshme është koha. Po ikin muajt, vitet.
Ka ardhur kohë që demokratët të marrin vetë fatin e tyre në dorë, të zemërohen pak me trupin politike, të ulen me demokratët e thjeshtë dhe të gjejnë zgjidhje”.
Top Channel