Fshatarët peshkojnë masivisht në festivalin e të vjelave në verilindje të Indisë (fotot)

15/01/2024 19:09

Qindra fshatarë merrnin pjesë dje në një ceremoni masive peshkimi si pjesë e festivalit tradicional Bhogali Bihu në liqenin Bamuni në verilindje të Indisë, duke shënuar fundin e sezonit të korrjeve.

Vendasit kishin mbushur dje bregun e liqenit me rrjetat tradicionale Assameze duke performuar traditën e vjetër të peshkimit komunitar.

Bogali Bihu, i njohur gjithashtu si Magh Bihu celebrohet në janar ose shkurt si një shprehje falënderimi për prodhimet e mbledhura nga fermerët e peshkatarët.

Ceremonitë shoqërohen me ushqime tradicionale, zjarre dhe grumbullime në strukturën e përkohshme ‘Meji,’ e cila digjet si një sakrificë për zotat.

Por pjesa kryesore e eventit është peshkimi masiv i fshatareve që futen në ujë për të peshkuar si një simbol i bashkimit te komunitetit, i forcimit të lidhjeve dhe i ruajtjes së traditës së të parëve.

Pas peshkimit komuniteti mblidhet për gostinë që shënohet gjithashtu nga tregime e rrëfime, që shërbejnë si mbyllje e festivalit.

Festivali Bhogali Bihu, mbahet në rajonin Nagaon dhe është një testament i traditave të përbashkëta dhe i forcimit të lidhjes mes vendaseve.

FOTO GALERI
1/7
Bogali Bihu, i njohur gjithashtu si Magh Bihu celebrohet në janar ose shkurt si një shprehje falënderimi për prodhimet e mbledhura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA