Fiks Fare/ Ish-burri i hap TikTok dhe kërcënon me jetë gruan, palë bën dhe djalin 11-vjeçar: K.. të më hash k…

15/01/2024 20:42

Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një gruaje të divorcuar e cila ka fituar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës.

Vendim i cili sipas gruas është kundërshtuar në Gjykatën e Apelit nga ish-bashkëshorti, por edhe Apeli që në korrik në seancën e fundit gjyqësore fëmijët ja ka lënë të ëmës. Një vendim i cili që nga korriku nuk është zbardhur.

“Kërkoj të zbardhet vendimi i gjykatës që të marr djalin 11 vjeçar, pasi ish bashkëshorti ma ka vënë kundër, më shan, ofendon, ka hapur faqe në TikTok ku çfarë nuk shkuan për mua”, tregon e përlotur qytetarja.

Në një takim që qytetarja bëri me sekretaren e Gjykatës së Apelit , ju tha se vendimi nuk është zbardhur për shkak të ngarkesës që kanë gjyqtarët, por që do zbardhet shumë shpejt.

Ajo që është më e rëndë në të gjithë këtë histori është i mituri që qëndron me babanë, i cili shan dhe ofendon në çdo telefonatë të ëmën.

Emisioni investigativ solli biseda mes të miturit dhe të ëmës , ku 11-vjeçari i thotë të ëmës “k…,të më hash k…”

Fjalori i përdorur edhe nga babai i të miturit i cili edhe e kërcënon ish bashkëshorten “do të të sh…robt“ i thotë ai në prezencë të djalit të mitur.

“Dua vetëm të marr djalin dhe të jetojë me të motrën, pasi edhe ajo e kërkon çdo ditë”, thotë denoncuesja.

Ndërkohë emisioni Fiks Fare u interesua edhe në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku u premtua se vendimi do zbardhet brenda këtyre ditëve.

Biseda e 11-vjeçarit me të ëmën:

I mituri: Do të flas me … (motrën)

E ëma: Po

I mituri: Do të q* robt, mos më ngri nervat

E ëma: Kush të ka bërë ty? Kush të ka bërë kokën ty ore? Kush ta ka bërë kokën ore që thua këto llafe të pista?

I mituri: Ti qenkë kafsh, t’q**** robt mu në go…

E ëma: Mirë po mos, po mos….

I mituri: O pise, të q* motrën unë në p***

E ëma: Ashtu ëë.. Dëgjo tani…

I mituri: Do ma hash k**, k****

E ëma: Mirë, dëgjo mamin, nuk ka gjë… Se nuk ke njerëz ti të keqen mami, nuk ke njreëz që të të edukojnë jo. Me ata njerëz që ke aty këtë edukatë do të marrësh.

Ish-bashkëshorti: Kam për të të shkër**** robt ty dhe atyre bashk. Dhe nuk më rruhet fare nëse regjistron apo qysh e tek. Do ta sh**** robt. Do ta shqyej bushtrën ty dhe asaj, kaq.

I mituri: O ma…

E ëma: Mendoi mirë thuaj babit për këto llafe që po thua.

Ish-bashkëshorti: Do të të sh*** robt edhe do të ….. unë mos ki merak.

E ëma: Me mua nuk ke më punë fare.

Ish-bashkëshorti: Do të sh*** robt mbaje mend.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA