Energjia nga dielli/ Shqipëria hap ankandin e pestë për park fotovolatik, Balluku: Shqipëria eksportuese neto

15/01/2024 15:50

Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e energjisë, Belinda Balluku, shpalli ankandin e pestë për park fotovoltaik që pritet të ndërtohet në vend.

Parku i ri do të ketë një fuqi prej 300 MË dhe njësoj si ankandet e mëhershme ai do të jetë i llojit hibrid, ku shteti do t’i blejë  kompanisë private për 15 vite energjinë me çmim të paracaktuar, në këtë rast çmimi maksimal do të jetë 59.57 euro mW/h.

Ndërsa ky ankand e gjen vendin më të përgatitur teknikisht për të pritur gara të këtij lloji, fokusi në të ardhmen do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i burimeve njerëzore.

Dua që të falënderoj të gjithë ata që kanë arritur të bëjnë një punë shumë të mirë për të krijuar një institucion më vete, atë institucionin e ankandeve, të cilat janë të mbështetura mbi transparencën dhe meritokracinë e kompanive, qoftë kjo nga ana teknike, qoftë kjo nga fuqia financiare dhe sidomos seriozitetin e tyre për të sjellë diçka të prekshme dhe të vërtetë“, u shpreh Balluku.

Shqipëria me zhvillimin e kapaciteteve të reja po shkon drejt objektivin për të prodhuar 1GW energji elektrike nga burimet e rinovueshme dhe të bëhet më pas eksportuese neto u shpreh zv.kryeministrja

Në Karavasta, projekti i parë mbi ankandet i suksesshëm do të fillojë të prodhojë. Do të fillojë të prodhojë duke i shtuar Republikës së Shqipërisë 140 mega nga energjia diellore. Një diell i cili nuk mungon në vendin tonë, përveç ditëve me shi si kjo e sotmja, por që janë ditë të mira sepse i duhen dhe gjerdanit të Drinit, kaskadës, i duhet uji për të funksionuar dhe ky balancim i mirëfilltë midis energjisë diellore, asaj të prodhuar nga uji, hidrike, por edhe eolike që po ngrohet në vendin tonë do të bëjë Shqipërinë që të plotësojë atë aspiratë që ka për tu bërë në vitin 2030 një vend eksportues neto, krahasimisht me sot që vazhdon të jetë një vend importues neto“, tha ministrja.

Afati për subjektet private që të aplikojnë është deri më 17 maj, ndërsa më pas do të vijohet deri në korrik me vlerësimin e ofertave. Projekti mbështetet nga Ambasada zviceriane në Shqipëri dhe Banka Europane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA