Një 45 vjeçar që hiqej si taksist i orëve të vona për të joshur gratë e vetmuara në makinën e tij, është burgosur sot në Uells të Britanisë.
Andras Jancso, priste në vendin e taksive me makinën e tij në orët e para të natës në fundjavë për të marrë në makinë vajza që dilnin nga baret dhe ishin në gjendje të dobët fizike.
Një prej tyre mendonte se ishte taksist dhe i dha adresën e saj në Swansea, por ai e çoi në një parking të zbrazur ku e sulmoi seksualisht. Viktima tha në dëshminë e saj se trembej se do të përdhunohej e do të vritej por kishte arritur të kërkonte ndihmë me celular gjatë përleshje.
Jancso u burgos sot për gjashtë vjet dhe u regjistruar në listën e sulmuesve seksualë pas gjyqit në gjykatën e Swansea. Zyrtaret nuk treguan origjinën e te dënuarit.
Në deklaratën e saj viktima tha: “Mendoja se ishin momentet e fundit të jetës time, ai do të më përdhunojë e më pas do të më vrasë”.
E reja donte të shkonte në shtëpi pasi kishte qenë në bar me miqtë kur ra në grackën e predatorit Jansco.
Gjatë sulmit ajo kishte arritur të përdorte celularin e saj dhe i dërgoi vendndodhjen një shoqeje, si dhe një video që bëri nga sedilja e pasagjerit, që më vonë u përdor për të identifikuar sulmuesin.
Oficeri çështjes tha: “Pasi refuzoi avancimet e Jancso ajo arriti ta binte ta linte në një distancë nga adresa e saj, në mënyrë që ai të mos dinte ku banonte”.
Detektivi Abi Doxsey shtoi: “Në këtë rast duhet të vlerësojmë guximin e viktimës së sulmit, dhe dëshminë e saj në gjyq. Sikur të mos ishte për instinktin e saj të mbrojtjes ne nuk do të arrinim të identifikonim autorin”.
“Një person shumë i rrezikshëm nuk është më në rrugët tona”./DailiMail/
Top Channel