Aviacioni ankohet se rregullat e ‘diversitetit’ i nxisin të punësojnë njerëz ‘me paaftësi intelektuale e psikiatrike’ në SHBA

15/01/2024 17:45

Administrata Federale e Aviacionit po rekruton punonjës që vuajnë nga paaftësi të theksuara intelektuale, probleme psikiatrike dhe gjendje të tjera mendore ose fizike për të plotësuar kuotat e “përfshirjes dhe diversitetit” që janë parashtruar në faqen e internetit të agjencisë shtetërore, ankoheshin sot mediat në SHBA.

“Paaftësi të caktuara janë identifikuar në kriteret e rekrutimit dhe punësimit”, thuhet mes të tjerash në faqen e internetit të agjencisë, raportonin mediat, duke shtuar se çuditërisht në listën e paaftësive të punonjësve të rinj të aviacionit përfshiheshin reduktim i dëgjimit, i shikimit, mungesë gjymtyrësh, paralizë e pjesshme, nanizëm”.

Agjencia e aviacionit FAA shtonte çuditërisht në planin e saj për “Diversitet dhe përfshirje” se kjo politikë diversiteti “është thelbësore për të siguruar udhëtim të sigurt dhe efikas në vendin tonë dhe më gjerë”.

Industria e fluturimeve ishte në qendër të vëmendjes së fundmi kur dera e avionit u hap në ajër gjatë fluturimit të linjave Alaska Airlines me 5 janar.

Në politikat e punësimit të FAA theksohet se mund të punësohen njerëz me paaftësi dhe veteranë të ushtrisë, dhe se punonjëve me paaftësi duhet t’u jepet akomodim i arsyeshëm në vendin e punës shkruan rrjeti FoxNews.

FOTO GALERI
1/4
Administrata Federale e Aviacionit po rekruton punonjës që vuajnë nga paaftësi të theksuara intelektuale, probleme psikiatrike dhe gjendje të tjera mendore ose fizike për të plotësuar kuotat e “përfshirjes dhe diversitetit”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA