321-vjetori i Kuvendit të Arbrit/ Restaurohet plotësisht kisha, ruhet origjinaliteti dhe historia 

15/01/2024 15:23

Tashmë e kthyer në një traditë të përvitshme është përkujtuar 321 vjetori i Kuvendit të Arbrit i cili u mbajt me 14-15 janar në kishën e Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës kisha e cila është dhe monument kulture.

Papa Klementi i XI mblodhi Kuvendin e Arbrit për të ruajtur Krishterimin në tokat e Arbërisë kryesisht në veri të vendit dhe të Kosovës.

Paulin Zefi përgjegjës i monumenteve  kulturore tregon më tepër rreth rëndësisë së këtij kuvendi i cili cilësohet i dyti për nga rëndësia pas atij të Lezhës.

Me restaurimin e saj kohet e fundit ky kult fetar është kthyer një destinacion mjaft i vizitueshëm kryesisht nga shqiptaret e Kosovës.

Kuvendi i Arbrit u mbajt në vitin 1703 dhe u quajt i tillë se tokat e Shqipërisë u quajtën Arbëri dhe gjuha arbërisht, ku  u fol për herë të parë për elementin shqiptar dhe gjuhën. Kjo kisha e cila ndodhet pak km larg qytetit të Lezhës synon te luaj një rol mjaft të rëndësishëm dhe ne sektorin e turizmit e cila ka filluar të jete mjaft e vizitueshme për historinë që mbart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA