Mes Julit dhe Eglës vazhdojnë keqkuptimet.

Pas debatit, ku Egla shprehu pakënaqësitë e saj për zhveshjen e mbathjeve nga konkurrentët meshkuj në dhomën e gjumit përballë gocave dhe jo në tualet, mesditën e kësaj të hëne dyshja kanë pasur një tjetër konfrontim.

Shkak janë bërë syzet e Eglës, që sipas saj, kanë humbur. Ngacmimit të Eglës se mund ti kishte marrë ai “padashje”, Juli i është përgjigjur me ironi duke thënë maksimumi i ka thyer, jo marrë.

Në këto kushte Egla e ka pyetur drejtëpërdrejt aktorin se pse e ka inat, agrument të cilit Juli i është përgjigjur duke thënë se ajo ka diçka kundër në gjithçka që ai bën.

Egla: Syzet e diellit, mos i ka marrë gjë Juli…

Juli: Si the, si the? Përmende gjë emrin tim? Kush ti ka marrë? Nuk po të dëgjoj çfarë thua.

Egla: Prapë duhet të flasë?! Syzet e mija të diellit që po i kërkoj, mos i ke marrë pa dashje dhe i ke hedhur?!

Juli: Mos i kam marrë unë?! Po jo moj zemër…

Egla: I ke hedhur?

Juli: Jo, jo, jo, jo… Maksimumi mund ti kem thyer.

Egla: Do kontrollojmë kamerat, u pa puna. Po pse më ke inat mor Juli, çfarë ke?

Juli: Po jo mo, nuk të kam inat, por ti se çfarë…

Egla: Unë flas, ti thua “fillove ti…”. Sikur këna qenë martu 20-vjeç.

Juli: Po se çfarëdo lloj gjëje që bëjë, ti thua “jo po…”.

Ilnisa: A të ngacmon mor Juli?!

Juli: Lëre, lëre s’ka gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA