Heidi Baci, protagonistja e edicionit të fundit të Grande Fratello, e cila u largua nga loja pas 40 ditësh, pas takimit me babain e saj, është konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania, shkruajnë mediat italiane.

Javët e fundit ka pasur shumë zëra se mes tyre është edhe Heidi, ndërsa thashethemet morën fund mbrëmë. Mediat italiane, si “Isa e Chia”, nuk nguruan të shkruanin për bukuroshen shqiptare, ku pak kohë më parë, historia e saj e dashurisë brenda “Grande Fratello” dhe futja e babait të saj në shtëpi, mori vëmendjen e të gjithëve.

“Përshëndetje, unë jam Heidi Baci dhe jam 26 vjeç. Unë kam lindur në Itali dhe jam ka diplomuar për Bioteknologji në Zvicër. Ndërkohëjam marrë edhe me modë. Aktualisht shes varka elektrike për një kompani prestigjioze, ndërsa jetoj në Milano.  Gjithmonë e kam dashur botën e televizionit. E kam ndjekur gjithmonë dhe arrita të hyja në Big Brother italian. ishte një përvojë e mrekullueshme, por e braktisa pas 40 ditësh. Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi.  Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në Big Brother single (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Unë jam e hapur… Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar. Por është edhe më mirë sepse do ta njoh më mirë dhe objektivisht kush jam pa u ndikuar. Unë mendoj se do të shkoj larg, shpresoj që njerëzit të më pëlqejnë”, ishte ky prezantimi i klipit të Heidit.

Kush është Heidi Baci

“Dy “Big Brothers” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidi Bacit, e cila sot bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Baci ka lindur më 19 gusht 1997. Babai i saj është me origjinë nga Shkodra, por familja e saj ka jetuar në Durazzo përpara se të transferohej në Itali në Pescara, në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Konkurrentja ka lindur dhe është rritur në Vasto ( Pescara), qytet bregdetar në Itali. Gjatë studimeve ajo filloi edhe modelingun.

Ajo u bë e njohur për publikun italian dhe atë shqiptar me hyrjen e saj në edicionin e fundit të “Big Brother” të Alfonso Signorinit. Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka folur për origjinën e saj dhe ka pushtuar publikun italian.

Mediat italiane e cilësuan si “fituesen” e këtij Big Brother. Ndër të tjera ajo ka nisur një “marrëdhënie” me aktorin Massimiliano Varrese, 21 vite më i madh se ajo. Mirëpo, babai i saj hyri në shtëpinë e GF-së, duke i kërkuar që të largohej nga loja dhe kështu ajo vendosi të largohej nga ai reality shoë dhe tani është këtu në shtëpinë e Big Brother Vip Albania”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA